Die InitiativGruppe – |
IG u themelua në vitin 1971 nga qytetare e qytetarë të angazhuar të Mynihut, me qëllimin që t’u sigurojë ndihmë për mundësi të barabarta në shkollë e në profesion nxënëseve e nxënësve me prejardhje të huaj, si dhe atyre vendës.
Ende sot, në sistemin shkollor e profesional gjerman, emigrantët u përkasin shtresave të paprivilegjuara.
IG-ja ofron përmes 13 projektesh masa dhe veprimtari shoqërore të orientuara kah shkolla dhe profesioni, me qëllim që të përmirësojë mundësitë e arsimimit të pakicave emigruese, si dhe të përforcojë potencialet e tyre individuale e kulturore.
Programi i larmishëm i IG-së u drejtohet në përgjithësi emgirantëve dhe gjermanëve.
InitiativGruppe ofron:
Vullnetarizmi ka qenë pikënisja e InitiativGruppe dhe gjer më sot, ai përbën një përbërës thelbësore të shumë projekteve. Vullnetaret dhe vullnetarët mbështesin fëmijë e të rinj që kanë vështirësi me gjuhën gjermane në shkolla dhe në programe arsimore, bëjnë oferta për veprimtari sportive gjatë kohës së lirë, marrin pjesë në përgatitje profesionale, angazhohen në punë publike e organizime me natyrë politike e kulturore.
Oferta të IG:
Ndihmë shoqëruese në trajnim profesional (abH) – Mbështetje e nxënësve me vështirësi në të mësuar dhe që u përkasin shtresave shoqërore të paprivilegjuara. (54 46 71 - 65 / -66 / -67)
Kurse informimi arsimor dhe profesional, kurse kompjuteri (BBC) – Kualifikim profesional i emigrantëve të rinj, veçanërisht në përvetësimin e njohurive në teknologjitë moderne të informimit e të komunikimit. (54 46 71 -29 / -30)
"Bunt Kickt Gut!" – Liga Ndërkulturore e Futbollit të Rrugës në Mynih është një nismë që ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve nga kultura dhe prejardhje të ndryshme kalimin e kohës së lirë në mënyrë të dobishme e të shëndetshme, si dhe t’i afrojë ata me njërin-tjetrin në një mjedis shoqëror e kulturor. (51 08 61 -16)
Mbështetja vullnetare e nxënësve – Mbështetje pa pagesë e fëmijëve dhe e të rinjve me prejardhje të huaj në të mësuarit e gjuhës gjermane, si dhe në detyrat e shtëpisë. (544 671 - 23)
Puna me prindërit – Kjo u krijon prindërve emigrantë mundësi arsimimi dhe trajnimi dhe nxit mirëkuptimin ndërkulturor mes prindërve dhe personelit mësimdhënës në shkolla, si dhe në institucione të tjera pedagogjike. Ofertat përfshijnë këshillim individual, mbrëmje tematike formuese për prindërit, trajnime për personel mësimdhënës dhe stimulim të veprimtarive të punës së pavarur.
Qendra Urbane e Kohës së Lirë "IG-Feuerwache" – Oferta për fëmijë dhe të rinj në moshën 6-18 vjeç në fushën e mbështetjes shkollore, të kontrollit të detyrave të shtëpisë, të kapërcimit nga shkolla në profesion dhe në oferta të kohës së lirë. (51 08 61-23/-24)
Gratë në profesion dhe në shkollë (FiBS) – Nxit integrimin në jetën prfesionale, veçanërisht në (ri)fillimin pas punës në familje përmes këshillimit dhe ofertave për kurse. (54 46 71-14/-28)
Projekti për gratë – Mbështetje e integrimit të grave të huaja në jetën në Gjermani. Kurse intensive të gjermanishtes me përkujdesje për fëmijët në të gjitha nivelet: fillestare, të mesme, të larta, kurse alfabetizimi në gjermanisht dhe turqisht, këshillim social-pedagogjik, oferta kulturore dhe në mbështetje të shëndetit. (544 671 -21)
Puna me të rinjtë /IG- Jugend – Mbështetje dhe këshillim i vizitoreve e vizitorëve të rinj. Organizim koncertesh (Cuma-Club), Kurse muzike (p.sh. kitarë, saze turke), seminare, kohë e lirë, udhëtime jashtë vendit, kurse gjuhe dhe ndihmë për mësimet. (544 671 -71)
Banim i përbashkët për të rinj – Punë sociale me të rinjtë sipas nenit 13, pika 3 e Ligjit për të Drejtën për Ndihmë për Fëmijët dhe të Rinjtë (KJHG). Të rejat dhe të rinjtë mes moshës 18 dhe 21 vjeç do të shoqërohen e këshillohen në përgatitjen e tyre shkollore e profesionale dhe do të mbështeten në organizimin autonom të jetës së tyre. (14 14 870 und 769 28 82)
Nisma e prindërve: Rrjeti për fëmijë – Gra që ndjekin kurse gjuhe në projektin e grave mund t’i akomodojnë fëmijët (2-12 vjeç) në qendrën për fëmijë. (544 671 - 17)
Projekti i gjuhës – të mësuarit aktiv të gjermanishtes për të rinj dhe të rritur; kurse intensive të të gjitha niveleve: fillestare, të mesme e të larta; kurse të orientuara nga profesioni apo përgatitja për provime; kurse të veçanta: kurse alfabetizimi, gramatike dhe bashkëbisedimi. (54 46 71 -18 und -19)
Ndihmë social-pedagogjike në mësim – Sipas nenit 13, pika1 të Regjistrit të së Drejtës Sociale (SGB) VIII për nxënës të shkollave fillore, të mesme e speciale, ofrohet: mbështetje dhe orientim në kryerjen e detyrave të shtëpisë, mësim i teknikave të të nxënit, plotësim i boshllëqeve shkollore dhe përgatitje me provë, kualifikime kyçe shoqërore e shkollore, këshillim për probleme personale e shkollore, këshillim dhe mbështetje e prindërve në çështje të shkollës e të edukimit. (510861-21/-22/-27)
Shërbimi i kontabilitetit – Merr përsipër në bazë të kontratës llogaritë financiare të rrogës e të të ardhurave prej shoqatave të mbështetura zyrtarisht, prej nismave shoqërore dhe projekteve kulturore. (54 46 71 -35)
InitiativGruppe – Interkulturelle Begegnung und Bildung e.V. (IG) është një shoqatë e regjistruar dhe bamirëse, e njohur sipas nenit 75 të Ligjit për të Drejtën për Ndihmë për Fëmijët dhe të Rinjtë (KJHG), e pavarur dhe mbipartiake.
Financues të IG:
Kryeqytetit i Landit Mynih (Departamenti i Shërbimeve Sociale Mynih, Zyra e Qytetit për Rininë, Departamenti i Punës dhe i Ekonomisë), Qeveria e Bavarisë së Sipërme/Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale e Landit të Bavarisë, Agjencia Federale e Punës, Komisioni Evropian.
Donacione:
Nëse dëshironi të mbështesni institucionin tonë:
Llogaria bankare e donacioneve për IG është: Bank für Sozialwirtschaft, IBAN: DE09 3702 0500 0008 8227 02
IG-ja është vlerësuar me çmimin "Spenden-Siegel" të „Institutit Qendror Gjerman për Çështjet Sociale (DZI)“ në Berlin. DZI-ja shqyrton çdo vit llogaritë buxhetore dhe veçanërisht përdorimin e donacioneve, të kuotave të anëtarësimit dhe gjobat. Ju mund të jeni, pra, i sigurt se IG e përdor ndihmesën tuaj financiare sipas rregullave dhe në përputhje me qëllimet për detyrimet shoqërore e pedagogjike të shoqatës.